Flash News

Bota

Trazira në Afrikën e Jugut/ Dhjetëra persona kanë humbur jetën, autoritetet paralajmërojnë krizë ushqimore

Trazira në Afrikën e Jugut/ Dhjetëra persona kanë humbur

Pas burgosjes së ish-presidentit Jacob Zuma në Afrikën e Jugut kanë shpërthyer protestat. Si pasojë e tyre kanë humbur jetën 72 persona.

Protestuesit shkatërruan objekte që ndodheshin në rrugë dhe iu vendosën zjarrin qendrave tregtare. Forcat e ushtrisë dhe policisë janë shtuar në numër për të shuar trazirat që kanë nisur prej ditësh.

Policia e Afrikës së Jugut tha se kishte identifikuar 12 persona të dyshuar për provokimin e trazirave, ndërsa bëri me dije se ishin 1,234 persona ishin arrestuar.

Presidenti Cyril Ramaphosa i ka konsideruar protestat si një nga përplasjet më të rënda që pas vitit 1990.

Ndërkohë ministrat kanë paralajmëruar se nëse plaçkitja vazhdon, ekziston rreziku që të  mbarojnë furnizimet dhe rezervat ushqimore. Por kanë  kanë përjashtuar shpalljen e një gjendje të jashtëzakonshme.

Burimi: BBC

Të fundit