Flash News

Bota

Trazira në Brazil/ Mbështetësit e ish-presidentit Bolsonaro hyjnë në ndërtesat qeveritare, qindra të arrestuar

Trazira në Brazil/ Mbështetësit e ish-presidentit Bolsonaro

Trazira në Brazil. Mijëra mbështetës të ish-presidentit të ekstremit të djathtë, Jair Bolsonaro, sulmuan Kongresin në Brasilia të dielën.

Turmat e veshura me ngjyrat kombëtare dhe me flamurin Brazilian u përplasën me policinë. Këto skena ishin të ngajshme me sulmin në Kapitol të SHBA-së dy vjet më pare.

Disa protestues arritën në hynin në dhomën e Senatit, pallatin presidencial, Gjykatën e Lartë dhe ndërtesa të tjera qeveritare.

Forcat braziliane të sigurisë thonë se tani kanë rimarrë kontrollin e situatës, pasi qindra njerëz që sulmuan ndërtesat janë arrestuar nga policia.

Mbështetësit e Bolsonaros refuzojnë të pranojnë humbjen e tij përballë rivalit socialist, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili u betua një javë më pare.

Bolsonaro, i cili aktualisht ndodhet në Florida, dënoi protestat dhe hodhi poshtë akuzat e Lulës se ai kishte një rol në nxitjen e trazirave.

Lula ka inspektuar dëmet e shkaktuara në Kongres, ndërsa gjykatës i Gjykatës së Lartë ka pezulluar guvernatorin e Brasilias për dështimin në ruajtjen e sigurisë.

Burimi: BBC

Të fundit