Flash News

Bota

Trazira në Kinë, policia shtyp protestat

Trazira në Kinë, policia shtyp protestat

Protestat e Kinës kundër kufizimeve kundër Covid-19 që shpërthyen gjatë fundjavës u shtypën nga policia. Shumë protestues janë shoqëruar, ndërsa qindra prej tyre u janë kontrolluar telefonat.

Por kinezët jashtë shtetit kanë vazhduar protestat në shumë qytete anembanë botës. Demonstratat nisën pasi dhjetë persona humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një pallat.

Qytetarët fajësonin autoritetet, të cilët kanë mbyllur me zinxhir dyert e banesave dhe e ka bërë të pamundur shpëtimin e banorëve të pallatit.

Policia ka arrestuar edhe gazetarë që mbulonin protestat ditët e fundit.

Burimi: BBC

Të fundit