Flash News

Bota

Trazirat në Brazil, arrestohet ish-ministri i drejtësisë

Trazirat në Brazil, arrestohet ish-ministri i drejtësisë

Ish-ministri i Drejtësisë dhe Sigurisë Publike i Brazilit, Anderson Torres, i cili ishte përgjegjës për sigurinë në Brasilia është arrestuar pas protesës së javës së kaluar, ku u sulmuan institucionet e qeverisë.

Ai akuzohet për "mosveprim" dhe "pajtim". Torres, i cili ishte ish-ministër i drejtësisë i presidentit të krahut të djathtë Jair Bolsonaro, u arrestua pasi u kthye në Brazil.

Ai ndodhej për pushimë në Florida, në të njëjtin vend ku Bolsonaro kishte udhëtuar pasi humbi zgjedhjet ndaj presidentit aktual Luiz Inacio Lula da Silva.

Ish-ministri tha të enjten se provat e prodhuara nga policia u nxorrën jashtë kontekstit kur shtëpia e tij u bastis këtë javë.

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë braziliane, Alexandre de Moraes, urdhëroi arrestimin e Torres. Ministri i ri i Drejtësisë, Flavio Dino, tha se autoritetet do t'i jepnin afat Torresit deri të hënën për t'u kthyer në Brazil ose do të përballej me ekstradimin.

Pasi mësoi për urdhrin e paraburgimit të Moraes, Torres tha se do të ndërpriste pushimet e tij dhe do të kthehej në Brazil për t'u dorëzuar.

Gjykata e Lartë ka pranuar të hapë një hetim ndaj Bolsonaro për nxitjen e protestave. Prokurorët do të hetojnë Bolsonaron për "nxitje dhe autorizim intelektual të mundshëm të akteve antidemokratike që rezultuan në vandalizëm dhe dhunë në Brasilia të dielën e kaluar", tha zyra e lartë e prokurorit publik.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit