Flash News

Bota

Trazirat në Capitol, Twitter mbyll përfundimisht llogarinë e Donald Trump

Trazirat në Capitol, Twitter mbyll përfundimisht llogarinë e

Twitter i mbyll përfundimisht llogarinë e Presidentit Donald Trump, duke përmendur "rrezikun e nxitjes së dhunës në Capitol".

Llogaria e presidentit, me 88 milionë ndjekës, u ndalua fillimisht për 12 orë të Mërkurën për shkak të "shkeljeve të rënda të politikës së Integritetit Qytetar", pasi ai përdori platformën për të dënuar Zëvendës Presidentin Mike Pence ndërsa mbështetësit e tij sulmonin në Capitol.

"Ne e kemi pezulluar përfundimisht llogarinë e Donald Trump për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës," tha kompania në një twitter.

Pothuajse menjëherë, llogaria që Trump kishte përdorur për vite me radhë për të përcjellë çdo mendim të tij, për të denoncuar armiqtë e tij dhe për të lavdëruar miqtë e tij, njoftime zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, thjesht u zhduk, shkruan nbcnews.

Në vend të kësaj, llogaria e tij boshe ishte shënuar: "Llogaria është pezulluar".

 

Të fundit