Flash News

Bota

Trazirat në Iran/ Ekzekutohet protestuesi i parë, paralajmërohen të tjerët

Trazirat në Iran/ Ekzekutohet protestuesi i parë, paralajmërohen

Irani thotë se ka ekzekutuar të burgosurin e parë, i cili ishte arrestuar në protestë. Kujtojmë se Irani prej muajsh është përfshirë nga trazirat. Protestuesi u dënua me vdekje për plagosjen e një roje sigurie.

Gjykata Supreme e arsyetoi dënimin duke thënë se veprimet e të pandehurit përfaqësonin një "krim të luftës kundër Zotit".

Irani është tronditur nga protesta që nga vdekja më 16 shtator e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila ndërroi jetë në burg, pasi u arrestua sepse nuk kishte vendosur siç duhen ixhabin.

Autoritetet kanë shtypur protestat. Amnesty International ka thënë se autoritetet iraniane po kërkojnë dënimin me vdekje për të paktën 21 persona në ato që i quajti “gjyqe të rreme të krijuara për të frikësuar ata që marrin pjesë në kryengritjen popullore që ka tronditur Iranin”.

Burimi: AL Jazzera

Të fundit