Flash News

Bota

Trazirat në Iran, UNICEF i shqetësuar: 50 fëmijë janë vrarë. Protestuesit të zhgënjyer nga organizatat e huaja

Trazirat në Iran, UNICEF i shqetësuar: 50 fëmijë janë

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, tha se mbetet thellësisht e shqetësuar nga raportet për fëmijë që vriten, plagosen dhe ndalohen në Iran, duke shtuar se vdekjet e raportuara të fëmijëve në protestat antiqeveritare “duhet të ndalen”.

"Vlerësohet se 50 fëmijë kanë humbur jetën në trazirat publike në Iran", tha UNICEF në deklaratë.

Kjo vjen pasi trazirat në Iran kanë vazhduar për më shumë se dy muaj. Shumë thonë për CNN se mendojnë se zëri i tyre nuk është dëgjuar nga orgnizatat e huaja.

“Ata vetëm thonë, hej, Republika Islamike, kjo që po bën është e keqe”, tha një protestues në Iran për CNN.

“Po, të gjithë e dinë që është keq. Fëmijët trevjeçarë e dinë se është e keqe, por ne kemi nevojë për veprim të vërtetë. Bej dicka. Une nuk e di. Besoj se ata e dinë më mirë se ne se çfarë mund të bëjnë”, shtoi ai.

 

Të fundit