Flash News

Bota

Trazirat në Veri të Kosovës, Rusia mbështet Serbinë: Të respektohen të drejtat e popullatës serbe

Trazirat në Veri të Kosovës, Rusia mbështet Serbinë:

Rusia ka komentuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku mbështet popullatën serbe. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov u shpreh se duhet të mbrohen të drejtat dhe interesat e serbëve në Kosovë, teksa theksoi se Rusia po i ndjek me vëmendje trazirat në Kosovë.

"Ne jemi duke monitoruar situatën dhe absolutisht pa kushte mbështesim Serbinë, ne mbështesim serbët. Ne besojmë se të gjitha të drejtat dhe interesat legjitime të serbëve të Kosovës duhet të sigurohen dhe respektohen dhe se nuk duhet të ketë vend për asnjë veprim provokues që kufizon të drejtat e tyre. po monitorojmë me shumë kujdes se si zhvillohet situata dhe jemi të shqetësuar për këtë”, tha Peskov.

Peskov tha gjithashtu se takimet mes presidentëve të Rusisë dhe Serbisë, Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiç, ende nuk janë planifikuar.

Të fundit