Flash News

Bota

Tre atletë rezultojnë pozitivë me Covid-19 në prag të nisjes së Lojërave Olimpike

Tre atletë rezultojnë pozitivë me Covid-19 në prag të

Vetëm disa ditë para nisjes së Lojërave Olimpike, të cilat fillojnë më 23 korrik, tre atletë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Zëdhënësi i Tokyo 2020,  Masa Takaya tha se tre rastet "ishin nga i njëjti vend dhe sport".

Ata janë "të izoluar në dhomat e tyre dhe Tokyo 2020 është duke iu dhërbyer atyre, tha ai, duke shtuar se pjesa tjetër e ekipit gjithashtu është testuar, raportojnë mediat e huaja.

Fshati Olimpik, një kompleks apartamentesh në Tokyo, do të strehojë 6,700 atletë dhe zyrtarë. Këta të fundit janë përpjekur për të minimizuar rreziqet shëndetësore të Lojërave, të cilat po zhvillohen në kushte të rrepta anti-Covid me atletë të testuar çdo ditë.

Të fundit