Flash News

Bota

Tre të vdekur dhe mbi 20 të plagosur nga të shtënat me armë në një shkollë katolike në Minnesota

Tre të vdekur dhe mbi 20 të plagosur nga të shtënat me

Tre persona janë vrarë dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë në Minneapolis, shkruan Reuters

Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, thotë se sulmi ndodhi në Shkollën Katolike Annunciation dhe e quan atë një "akt të tmerrshëm dhune".

Nuk ka "asnjë kërcënim aktiv" në zonë tani dhe personi i armatosur është i vdekur, thonë autoritetet.

Nga ata që janë plagosur, rreth 10 prej tyre janë në gjendje kritike, raporton CBS.

Të shtënat thuhet se ndodhën gjatë një meshe katolike në të gjithë shkollën për nxënësit nga kopshti deri në klasën e tetë.

Presidenti Donald Trump thotë se është "informuar plotësisht" dhe "Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të monitorojë këtë situatë të tmerrshme".

Shkolla fillore private ka rreth 395 nxënës nga parashkollorja deri në klasën e tetë, sipas faqes së internetit të shkollës.

E hëna ishte dita e parë e vitit shkollor, bazuar në një postim në faqen e Facebook-ut të shkollës.

E themeluar në vitin 1923, shkolla thotë se përqendrohet në vlerat e krishtera dhe në mentalitetin qytetar.

Të fundit