Flash News

Bota

Tre të vrarë dhe 4 të plagosur në sulmin me thikë në një festival në Gjermani

Tre të vrarë dhe 4 të plagosur në sulmin me thikë

Policia ka dhënë alarmin e madh dhe autori është ende në arrati. Tre persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur rëndë në një sulm me thikë në qytetin perëndimor gjerman të Solingenit.

Sulmi ndodhi gjatë një festivali në qendër të qytetit të premten në mbrëmje. Mësohet se sulmuesi është ende i lirë.

Faqja e internetit Bild thotë se një burrë goditi rastësisht kalimtarët. Një ndjekje e madhe është duke u zhvilluar, me helikopterë të policisë që shihen të fluturojnë mbi qytet.

Qyteti industrial po festonte 650- vjetorin e themelimit.

Autoritetet e qytetit u kërkuan njerëzve të largoheshin nga zona e tregut Fronhof, pasi policia vendosi kordone sigurie, pas sulmit rreth orës 22:00 me kohën lokale (21:00 BST).

Të fundit