Flash News

Bota

“Tregoji Putinit sytë e këtij fëmije”/ Historia e Polinës, vajza ‘njëbrirëshe’ që u vra nga rusët

“Tregoji Putinit sytë e këtij fëmije”/ Historia e

Mëngjesi i 24 shkurtit do të ishte tronditës jo vetëm për Ukrainën. Sulmet me raketa dhe bombardimet, pa kursyer as godinat e banuara nga njerëz, do të ktheheshin në imazhet e ditës duke rikujtuar edhe njëherë kohët e errëta të historisë.

Lufta, përveç kostove financiare e ekonomike, ka më shumë kostot njerëzore, jetë të pafajshme që shuhen pa e kuptuar zanafillën e saj.

Polina ishte një vajzë 10-vjeçare, e cila studionte në klasën e 4-ët në një shkollë të kryeqytetit ukrainas të Kievit. Jeta e saj vazhdonte normalisht. Ajo jetonte me dy prindërit e saj, motrën dhe vëllain të dy më të vegjël. Kur tanket ruse filluan të marshojnë në qytet, prindërit e Polinës 10-vjeçare, nuk e menduan largimin nga Ukraina.

“Tregoji Putinit sytë e këtij fëmije”/ Historia e
Në foto/ Vajza ukrainase, Polina, e cila mbeti e vrarë nga sulmet ruse në Kiev

Një fanse e Harry Poter, asaj i pëlqente t’i thërrisnin ‘njëbrirëshe’ dhe pizhamet e saj ishin të tilla. Polina kishte kombinuar edhe flokët me emrin, duke lyer dy anët e saj me ngjyrë rozë, njësoj si një njëbrirësh i vërtetë.

Bombardimet, sulmet e vazhdueshme me raketa e detyruan familjen e 10-vjeçares, që mëngjesin e 27 shkurtit në ditën e katërt të luftës, të braktisin vendin. Babai i Polinës bashkë me nënën po kujdeseshin të hipnin në makinë fëmijët e tyre.

Një sulm me bombë do të ishte fatal për ta. Nëna dhe babai i vogëlushes nuk i shpëtuan sulmit, ndërsa zemra e Polinës do të rrihte edhe për disa minuta. Polinës nuk i erdhën ndot në ndihmë as mjekët.

“Tregoji Putinit sytë e këtij fëmije”/ Historia e
Gruaja e fotografuar, identiteti i së cilës nuk dihet, ka qëndruar pranë Polinës derisa mjekët konfirmuan se ajo humbi jetën

Një ekip mjekësh e tërhoqi Polinën, me pizhamet e saj me njëbrirësh dhe njolla gjaku, me kujdes drejt autoambulancës. Të paktën 7 mjekë luftuan që 10 vjeçarja të shpëtonte, por Polina nuk mundi dot.

Njëri prej tyre, në momentin kur po jepte ndihmën e shpejtë, është fotografuar teksa i është drejtuar aparatit fotografik me fjalë të dhimbshme: "Tregoji Putinit: Sytë e këtij fëmije dhe mjekët që qajnë".

Vëllai i saj Semyon po merr trajtim në spitalin e fëmijëve Okhmatdyt në Kiev ndërsa motra e madhe Sofia është në kujdes intensiv në një spital tjetër.

Të fundit