Flash News

Bota

Treni del nga shinat, 22 të vdekur, mbi 50 të plagosur në Pakistan

Treni del nga shinat, 22 të vdekur, mbi 50 të plagosur në

Të paktën 22 persona humbën jetënë dhe mbi 50 të tjerë u plagosën të dielën pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në Sanghar të provincës jugore Sindh të Pakistanit, tha policia lokale.

Aksidenti ndodhi kur 10 karroca të trenit Hazara Express doli nga shinat kur po kalonte një urë afër qytetit Sarhari në zonën Shahdadpur, tha për mediat Muhammad Younis Chandio, zëvendësinspektor i përgjithshëm i policisë së rajonit.

Pas aksidentit, policia dhe ekipet e shpëtimit shkuan në vendngjarje, shpëtuan pasagjerët e plagosur të ngecur në vagonët e dalë nga shinat dhe i dërguan në spitalet aty pranë.

Zyrtari kishte frikë se numri i të vdekurve mund të rritet më tej pasi disa trupa dhe të plagosur janë ende të ngecur brenda vagonëve.  

Në qark dhe rrethe të tjera fqinje është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Hazara Express u nis nga qyteti port jugor i Karaçit të dielën në mëngjes dhe po shkonte drejt provincës Punjab lindore  për të kaluar për të arritur në destinacionin e saj përfundimtar në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhëa.

Trafiku hekurudhor është pezulluar njoftoi Hekurudhat e Pakistanit.

Një dëshmitar okular tha për mediat se vagonët kanë dalë nga shinat pasi motori i trenit është shkëputur prej tyre kur po kalonin mbi një urë hekurudhore të kanalit.

Megjithatë, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht arsyeja e aksidentit.

 

 

Të fundit