Flash News

Bota

Tri dokumentet e para që nënshkroi Joe Biden si presidenti i 46-të i SHBA

Tri dokumentet e para që nënshkroi Joe Biden si presidenti i
Joe Biden duke nenshkruar dokumentet e para si president i SHBA

Joe Biden ka qëndruar për pak kohë në sallën e Presidentit në Kongresin amerikan teksa nënshkroi dokumentet e para si president i SHBA.

Bëhet fjalë për nënshkrimin e:

Shpallja e Ditës së Përurimit
Emërimet për pozicionet e kabinetit
Emërimet për pozicionet e nën-kabinetit

Pas kësaj ceremonie nënshkrimi, Biden, i pritur nga Komandanti i Task Forcës së Përbashkët-Rajoni i Kryeqytetit Kombëtar, shqyrtoi gatishmërinë e trupave ushtarake në frontin Lindor të Capitol Hillit. Çdo degë e ushtrisë do të përfaqësohet në këtë ngjarje, raporton cnn.

Biden më pas u nis në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit për një ceremoni të vendosjes së kurorave në Varrin e Ushtarit të Panjohur.

Familjeve Biden do t’i bashkohen edhe ish-presidentët Barack Obama, George Ë. Bush dhe Bill Clinton dhe ish zonjat e para Michelle Obama, Laura Bush dhe Hillary Clinton.

Ditari politik

Të fundit