Flash News

Bota

Trump akuza Zelensky: Po luani bixhoz me Luftën e Tretë Botërore

Trump akuza Zelensky: Po luani bixhoz me Luftën e Tretë Botërore

Me tensione u shoqërua takimi mes presidentit të SHBA, Donald Trump dhe atij ukrainas Zelenskyy.

Trump e akuzon atë se po luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore.

“Ju jeni duke luajtur kumar me Luftën e Tretë Botërore dhe kjo që po bëni është shumë mungesë respekti për vendin”, i tha Trump. 

Ai gjithashtu i ka thënë presidentit ukrainas "ose bëni një marrëveshje ose ne tërhiqemi".

"Mos na tregoni se çfarë do të ndjejmë," i thotë ai Zelenskyy.

"Ne po përpiqemi të zgjidhim një problem. Mos na tregoni se çfarë do të ndiejmë, sepse nuk jeni në gjendje ta diktoni atë saktësisht. Ju nuk jeni në gjendje të diktoni se çfarë do të ndjejmë ne."

Trump i thotë Zelenskyy-t: “Tani nuk je në një pozicion shumë të mirë”.

“Nuk i keni kartat tani me ne, filloni të keni probleme që tani”, shkruan skynews

 

Të fundit