Flash News

Bota

Trump apo Biden, Khamenei: Rezultati i zgjedhjeve nuk e ndryshon politikën iraniane ndaj SHBA-së

Trump apo Biden, Khamenei: Rezultati i zgjedhjeve nuk e ndryshon politikën

Lideri i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei foli për zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe për raportet mes dy shteteve. Ai tha se rezultati i zgjedhjeve nuk do ta ndryshojë qëndrimin e Teheranit ndaj Uashingtonit.

“Politika jonë drejt Shteteve të Bashkuara është qartësisht e ditur dhe nuk ndryshon nga lëvizjet e individëve. Nuk ka rëndësi për ne kush vjen dhe kush shkon”, deklaroi lideri i Iranit.

Uashingtoni ka shkëputur lidhjet diplomatike me Teheranin për shkak të pushtimit të ambasadës dhe marrjes së pengjeve amerikane për 444 ditë.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, që Irani ka nënshkruar me fuqitë botërore, dhe ka rikthyer sanksionet ekonomike, të cilat kanë dëmtuar rëndë ekonominë iraniane. Kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden është zotuar se do t’i rikthehet marrëveshjes së vitit 2015, nëse Teherani e zbaton atë plotësisht.

Të fundit