Flash News

Bota

Trump: Biden fitoi sepse u manipuluan zgjedhjet

Trump: Biden fitoi sepse u manipuluan zgjedhjet

Presidenti në detyrë, Donald Trump duket se ka pranuar për herë të parë se demokrati Joe Biden fitoi zgjedhjet e 3 nëntorit. 

"Ai fitoi sepse zgjedhjet u manipuluan", shkroi Trump në Twitter, dhe vetëm disa minuta më vonë tha se nuk po pranonte se ai humbi zgjedhjet e 3 nëntorit. 

Trump përsëriti gjithashtu pretendime të pabazuara për manipulim të zgjedhjeve dhe ka filluar një sërë procesesh gjyqësore në shtetet kryesore, ndonëse ende nuk ka dhënë ndonjë provë për të mbështetur pretendimet e tij për mashtrim. 

Të premten, zyrtarët e zgjedhjeve thanë se votimi ishte "më i sigurti në historinë Amerikane" dhe nuk kishte "asnjë provë që ndonjë sistem votimi fshiu ose humbi votat, ose ishte në ndonjë mënyrë i kompromentuar".

Sidoqoftë, Trump ka refuzuar të pranojë fitoren e Biden deri më tani, shkruan BBC.

Në një konferencë shtypi Trump tha "kush e di" cila administratë do të ishte në pushtet në të ardhmen. Pavarësisht se pranoi fitoren e Biden në një twitt të dielën, presidenti vazhdoi duke thënë, "Unë nuk pranoj asgjë!".

Mijëra mbështetës të Trump protestuan në Uashington DC të shtunën për të mbështetur pretendimet e tij të pabazuara.

Ekipit të Biden nuk u është dhënë qasje në konferencat e klasifikuara të sigurisë, agjencitë federale dhe fondet e nevojshme për të siguruar një tranzicion të qetë të pushtetit. Zëdhënësi i Biden, Jen Psaki tha se kjo mungesë e aksesit mund të ndikojë në aftësinë e  Biden për të qeverisur.

Një numër i vogël, por në rritje i republikanëve po mbështesin gjithashtu thirrjet që presidenti i zgjedhur të mbajë informime ditore të inteligjencës.

Të fundit