Flash News

Bota

Trump bisedë telefonike me Putin, bien dakord për nisjen e negociatave për paqen në Ukrainë

Trump bisedë telefonike me Putin, bien dakord për nisjen e negociatave

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan sot një bisedë telefonike që zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, ku ranë dakord për të nisur menjëherë negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Trump njoftoi se procesi i negociatave do të drejtohet nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, drejtori i CIA-s John Ratcliffe, këshilltari i sigurisë kombëtare Michael Waltz dhe ambasadori Steve Witkoff.

Presidenti amerikan e cilësoi bisedën si shumë produktive, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të ndaluar humbjet masive të jetëve njerëzore në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

"Ne ramë dakord të punojmë së bashku, shumë ngushtë, përfshirë vizitat reciproke mes vendeve tona. Dua të falënderoj Presidentin Putin për përpjekjet e tij dhe për lirimin e Marc Fogel, një njeri të mrekullueshëm që e përshëndeta personalisht në Shtëpinë e Bardhë," shkroi Trump në mediat sociale.

Ky zhvillim pritet të sjellë një dinamikë të re në përpjekjet për paqen në Ukrainë, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të avancojnë negociatat mes palëve.

Të fundit