Flash News

Bota

Trump bisedë telefonike me Putin: Nuk e di nëse ai do të ketë një takim me Zelenskyn

Trump  bisedë telefonike me Putin: Nuk e di nëse ai do të

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh më i rezervuar në lidhje me një takim të mundshëm midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

"Nuk e di nëse ata do të takohen. Ndoshta do të takohen. Ndoshta jo", tha Trump në Uashington në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve. Trumpi u tha gazetarëve se pas takimit për Ukrainën në Shtëpinë e Bardhë kishte folur në telefon me Putinin dhe se çdo bisedë që ka pasur me Putinin ka qenë "një bisedë e mirë".

Gjatë bisedës me gazetarët ai megjithatë shprehu zemërimin e tij për sulmet ruse ndaj qyteteve ukrainase dhe kërkoi njëtakim të drejtpërdrejtë midis Putinit dhe Zelenskyt.

Javën e kaluar, zëdhënësja e tij Karoline Leavitt, kishte deklaruar pas pyetjeve të përsëritura nga ana e gazetarëve, se Putini kishte rënë dakord për një takim të drejtpërdrejtë me Zelenskin gjatë javëve të ardhshme.

Pas takimit Trump-Putin u fol shumë se një takim midis Putinit dhe Zelenskit mund të zhvillohet së shpejti, por që atëherë Kremlini i ka minimizuar këto pritshmëri. Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov deklaroi së fundmi se Moska dhe Kievi duhet së pari të bien dakord për paqen dhe pastaj një takim midis presidentëve mund të vulosë marrëveshjen.

Të fundit