Flash News

Bota

Trump dhe Haley përballen kokë më kokë në New Hampshire

Trump dhe Haley përballen kokë më kokë në New Hampshire

Votuesit në Nju Hempshir do të votojnë të martën për rrethin e parë të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, teksa ish-presidenti amerikan, Donald Trump përballet me kundërshtaren e tij republikane Nikki Haley.

Ish-presidenti Trump shpreson që të mposhtë ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, dhe ish-ambasadoren e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Haley, në anën tjetër, ka shpresë që votuesit e pavarur do t’i ndihmojnë për të fituar garën.

Kjo është gara e dytë që zhvillohet në mesin e republikanëve, pas fitores së Trumpit në Ajova, javën e kaluar.

Kushdo që fiton nominimin do të përballet më pas me një demokrat – ka mundësi të jetë presidenti aktual, Joe Biden – në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

Edhe demokratët do të votojnë të martën në rrethin e parë të zgjedhjeve në Nju Hempshir, mirëpo për shkak të mospajtimeve mes zyrtarëve partiakë lokalë dhe atyre në nivel kombëtar, Biden është presidenti i parë në detyrë, emri i të cilit nuk është në fletën e votimit.

Gara për nominimin e republikanëve është ngushtuar në dy të dielën, pasi guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, i ka dhënë fund fushatës dhe i është bashkuar kampit të Trumpit./ REL

Të fundit