Flash News

Bota

Trump e kritikoi, reagon Papa Leo XIV: Nuk hesht për paqen

Trump e kritikoi, reagon Papa Leo XIV: Nuk hesht për paqen

Papa Leo XIV ka deklaruar se nuk ndjen frikë nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump dhe se do të vijojë të shprehë hapur qëndrimet e tij mbi paqen dhe konfliktet ndërkombëtare, përfshirë luftën me Iranin.

Duke folur për gazetarët gjatë një udhëtimi ajror drejt Algjerisë, Papa theksoi se mesazhet e tij nuk kanë qëllim të sulmojnë askënd, por të nxisin dialog dhe pajtim mes popujve.

“Nuk do të hyj në debat. Gjërat që them nuk kanë për qëllim të sulmojnë askënd”, u shpreh ai, duke shtuar se Kisha duhet të vazhdojë misionin e saj si “ndërtuese urash paqeje”.

Papa Leo XIV theksoi se nuk ka frikë të flasë hapur për atë që ai e konsideron mision të Ungjillit në botën moderne, duke nënvizuar se Kisha nuk funksionon me të njëjtën logjikë si politika e jashtme shtetërore.

“Nuk kam frikë nga administrata Trump apo nga të folurit me zë të lartë për mesazhin e Ungjillit… ne jemi paqebërës”, deklaroi ai.

Deklaratat e Papës vijnë pas kritikave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili gjatë një interviste tha se nuk ishte mbështetës i qëndrimeve të tij, duke e akuzuar për afërsi me të majtën radikale dhe për qëndrime të dobëta në çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme.

Të fundit