Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Pushteti që gëzon Presidenti amerikan për të dhënë falje, që është përdorur në një numër të madh rastesh nga Presidenti Donald Trump në javët e fundit, ka shqetësuar kritikët e tij.
Por historia tregon se faljet presidenciale kanë nxitur polemika që në krye të herës.
Etërit Themelues të kombit u dhanë presidentëve fuqi faljeje pothuajse absolute si një mënyrë për të zbutur ligjet penale, thotë Brian Kalt, profesor i drejtësisë në Kolegjin e Drejtësisë të Universitetit Shtetëror të Miçiganit.
“Ata kanë debatuar mbi këtë çështje dhe e menduan se edhe mund të abuzohej me pushtetin, por se ishte e rëndësishme që të ekzistonte mundësia për falje, madje edhe për tradhëti ndaj kombit, sepse siç argumentoi Alexander Hamilton, mund të kishte një rebelim dhe kjo mund të ishte një mënyrë e mirë për t’i dhënë fund“.
Ky ishte rasti me faljen e parë presidenciale të lëshuar nga George Washington më 2 nëntor 1795. Presidenti i parë i Amerikës fali dy persona të dënuar me vdekje në lidhje me një kryengritje që u bë e njohur si Rebelimi i Uiskit. Ata ishin pjesë e një kryengritje të kompanive që prodhonin pije alkoolike, e që protestonin kundër një takse të lartë.
“Dhe kështu në atë rast funksionoi ashtu siç ata kishin shpresuar”, thotë zoti Kalt.
Falja e turmës
Sot ndërsa amerikanët po analizojnë pasojat politike të sulmit të trazuar të së mërkurës në epiqendrën e pushtetit kushtetues, disa ekspertë ngrejnë pikëpyetje rreth asaj nëse zoti Trump, në ditët e tij të fundit në pushtet, mund të lëshojë një falje në grup për të gjithë ata që janë përfshirë në trazira. Mundësia e më shumë faljeve po i jep tashmë shtysë Dhomës së Përfaqësuesve për të përshpejtuar përpjekjet për shkarkimin e zotit Trump nga pushteti përpara se mandati i tij të përfundojë më 20 janar.
Ndërsa detajet e reja në lidhje me vdekjen e një oficeri të policisë së Kapitolit, i cili thuhet se u masakrua për vdekje nga turma, e bëjnë një falje të tillë edhe më provokuese, ekspertët thonë se nuk ka asnjë pengesë ligjore që zoti Trump ta ndërmarrë një hap të tillë.
“Ai mund të falë çdo shkelje kundër Shteteve të Bashkuara, ku përfshihen krimet federale, të cilat me siguri janë kryer nga ana e tyre“, thotë zoti Kalt. “Mendoj se arsyeja e Presidentit Uashington për ta bërë këtë ishte se ai donte të shuante tensionet dhe se përpjekja dhe ekzekutimi i nxitësve të Rebelimit të Uiskit, do t’i kishte bërë gjërat më keq dhe jo më mirë. Por në këtë rast, mendoj se nuk mund ta thuash një gjë të tillë. Mendoj se falja e atyre njerëzve që sulmuan Kapitolin do t’i bënte gjërat më keq dhe jo më mirë. Do të kishte efekt të kundërt”, shton ai.
Presidentët gëzojnë kompetenca të gjera faljeje kur bëhet fjalë për krime federale, por ata nuk mund ta përdorin këtë pushtet që kanë për të ndalur Kongresin që të nisë procedurën për shkarkim ndaj vetë presidentit ose të tjerëve. Ata gjithashtu nuk kanë fuqinë të falin krimet shtetërore.
Zoti Trump mund të fshijë çdo akuzë në lidhje me incidentin e 6 janarit që mund të ngrihen nga autoritetet në Uashington.
“Ajo që gjetkë do të ishte krim shtetëror, në kryeqytetin e vendit, meqënëse është në varësi të qeverisë federale, ato përbëjnë shkelje federale dhe ai gjithashtu mund t’i falë ato“, thotë zoti Kalt.
“Dhe fuqia e faljes është e gjerë dhe nuk lë asgjë jashtë. Nëse është një krim dhe nëse është federal, ai mund ta falë atë“.
Falja në grup
Kjo përfshin faljen e atyre personave ndaj të cilëve nuk janë ngritur ende akuza.
“Ai mund ta bëjë këtë menjëherë, nuk ka nevojë të presë derisa të ketë filluar zyrtarisht ndonjë proces ligjor“, i tha Zërit të Amerikës Jeffrey Crouch, një asistent profesor për politikën në Universitetin Amerikan dhe autor i një libri mbi pushtetin e faljes presidenciale.
Nëse zoti Trump ofron mëshirë për protestuesit, ai nuk do të ishte presidenti i parë që lëshonte një falje të tillë në grup.
Ditën e Krishtlindjes në 1868, Andrew Johnson fali të gjithë ish- mbështetësit e Konfederatës që luftuan kundër Shteteve të Bashkuara në Luftën Civile. Disa nga ata që zoti Johnson fali u bënë arkitektët e të ashtuquajturve “ligjet e Jim Crow”, që legalizuan ndarjen racore.
Në vitin 1977, Presidenti Jimmy Carter fali shumicën e njerëzve që iu shmangën shërbimit ushtarak gjatë Luftës së Vietnamit. Zoti Carter shpresonte që falja masive të shëronte ndarjet e thella kombëtare të shkaktuara nga lufta, por kjo u shoqërua me protesta nga ana e grupeve të veteranëve të cilët e dënuan këtë veprim.
Një koncept me fillimet përpara revolucionit amerikan
Koncepti i faljes nuk ishte i ri. Monarkët anglezë gëzonin fuqinë e faljes. Kjo praktikë u transferua tek kolonitë britanike, ku guvernatorët mund të jepnin mëshirë. Gjatë mbledhjes së Konventës Kushtetuese në 1787, zoti Hamilton propozoi t’i jepej presidentit fuqia për të falur njerëz që kishin kryer krime ose për t’i ulur dënimet e tyre.
Hartuesit e Kushtetutës debatuan nëse duhet të vendosnin kufizime për faljet dhe vlerësuan mundësinë e përfshirjes së Senatit në vendimet mbi to.
“Por në fund ata vendosën ta bënin pushtetin e faljes të presidentit, të pakufizuar“, thotë zoti Crouch. “Ata besuan se ai do ta përdorte atë me përgjegjësi ose do të rrezikonte zemërimin e votuesve dhe potencialisht nisjen e një procesi për shkarkimin e tij“.
Falja e piratëve, rebelëve dhe luftëtarëve të lirisë
Lista e njerëzve të falur nga presidentët është e gjatë dhe e larmishme. Në vitin 1800, Thomas Jefferson fali të gjithë të dënuarit nën një masë që shpallte të jashtëligjshme shpifjen ndaj qeverisë. James Madison dhe James Monroe kanë falur piratë. John Quincy Adams ka falur dy persona që i përkasin grupeve indigjene amerikane të dënuar për një sulm ndaj civilëve të bardhë. Millard Fillmore fali dy persona të dënuar se transportonin skllevërit drejt lirisë. Franklin Pierce fali një afro-amerikan që ishte i lirë, i cili kishte ndihmuar skllevërit t’u shpëtonin skllavërisë.
Presidenti Ford krijoi një trazirë në 1974 kur i dha paraardhësit të tij Richard Nixon një falje të plotë e të pakushtëzuar përpara se zoti Nixon të akuzohej në lidhje me skandalin e Watergate-t.
“Presidenti Ford mund ta kishte trajtuar më mirë faljen e Nixon-it, por në fund të fundit ajo u dha për arsyen e duhur, në mënyrë që vendi të hidhte pas krahëve Watergate-n“, thotë zoti Crouch. “Vendimi pati kosto politike, ai kontribuoi në humbjen masive të republikanëve në garën për Kongresin në 1974 dhe ka të ngjarë të ketë dëmtuar garën për president të zotit Ford në 1976“.
Zoti Ford humbi ndaj Jimmy Carter-it në garën për president të vitit 1976.
Presidentët e periudhës moderne kanë marrë përsipër falje më të diskutueshme ose aspak popullore sidomos kur nuk do të duhej të jepnin llogari përpara votuesve të tyre. Kjo ka ndodhur kryesisht në fund të mandatit, mes datës së zgjedhjeve që mbahen në nëntor dhe Ditës së Inaugurimit të presidentit të ri më 20 janar.
“Kjo ka qenë problem që prej hartimit”, thotë zoti Kalt “që presidenti ka pushtet (për falje) sepse ai jep llogari, por e ka atë edhe kur nuk jep më llogari përpara votuesve“.
Një ditë para se të largohej nga detyra, paraardhësi i zotit Trump, Barack Obama, zbuti dënimet e 330 të burgosurve për krime jo të dhunshme lidhur me lëndët narkotike.
Bill Clinton fali gjysmë vëllain e tij i dënuar për një akuzë për droge. Ai gjithashtu fali miliarderin Marc Rich dënuar për evazion fiskal. Kritikët u ankuan se vendimi erdhi pasi ish-gruaja e zotit Rich, i bëri një dhuratë bujare Komitetin Kombëtar Demokrat, Bibliotekës Clinton dhe fushatës në Nju Jork të Hillary Clinton-it për një vend në Senat.
Në prag të Krishtlindjes në 1992, Presidenti George H.W. Bush fali ish-Sekretarin e Mbrojtjes Caspar Weinberger dhe pesë persona të tjerë për veprimet e tyre të paligjshme gjatë administratës Reagan, mbi skandalin të shitjeve të armëve Iranit ndërsa ishte subjek i një embargoje armësh.
Që nga zgjedhjet e nëntorit 2020, zoti Trump ka falur një numër bashkëpunëtorësh të tij, përfshirë ish-menaxherin e fushatës Paul Manafort-i (i dënuar për mashtrim bankar e me taksat), Roger Stone (dënuar për shtatë krime, përfshirë ndërhyrjen për të ndikuar tek dëshmitarët, pengimin dhe bërjen e deklaratave të rreme) si dhe ish-Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Michael Flynn (i cili u vetëdeklarua fajtor se kishte gënjyer FBI-në).
“Aktualisht media dhe publiku po përqendrohen dhe me të drejtë, tek faljet që Trump i bëri Paul Manafort-it, Roger Stone-t e të tjerë personave të rrethit të tij“, thotë zoti Crouch. “Por aktualisht ka mijëra aplikime në harresë tek Zyra e Avokatit të Faljeve, nga ata që nuk kanë mjete financiare ose miq të fuqishëm për të përfituar. Nëse presidenca e tij përfundon pa treguar mëshirë për më shumë prej tyre, do të ishte një mundësi vërtet e humbur”, thotë ai./VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38