Flash News

Bota

Trump: Hamas nuk dëshiron marrëveshje për armëpushim! Mendoj se Izraeli do t’i sulmojë

Trump: Hamas nuk dëshiron marrëveshje për armëpushim! Mendoj

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten se grupi i armatosur palestinez Hamas nuk ka interes për të arritur një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës.

“Mendoj se (izraelitët) do t’i ndjekin ata,” u shpreh Trump për Hamasin, gjatë një deklarate për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. Komentet e tij vijnë një ditë pasi i dërguari i posaçëm i SHBA-së për paqen në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, bëri të ditur se Uashingtoni ka vendosur të tërheqë ekipin negociator për konsultime, pas propozimit më të fundit të Hamasit.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të premten se Izraeli, në koordinim me aleatët amerikanë, po shqyrton alternativa të reja për rikthimin e pengjeve, shkatërrimin e “mbretërimit terrorist” të Hamasit në Gaza dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme për Izraelin dhe të gjithë rajonin.

Të fundit