Flash News

Bota

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dhënë Hamasit një afat të prerë për të pranuar planin e paqes të hartuar nga SHBA për Gazën, marrëveshje kjo e dakordësuar mes tij dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump bëri të ditur se marrëveshja duhet të pranohet deri të dielën në orën 18:00 sipas kohës së Uashingtonit.

Ndërprerje të menjëhershme të luftimeve.

Lirimin brenda 72 orëve të 20 pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi dhe dorëzimin e mbetjeve të pengjeve të supozuara të vdekur.

Në këmbim, lirimin e qindra banorëve palestinezë të Gazës që ndodhen në paraburgim.

Sipas burimeve diplomatike, ndërmjetësues arabë dhe turq po ushtrojnë presion ndaj Hamasit për të pranuar propozimin. Megjithatë, një zyrtar i lartë i Hamasit ka paralajmëruar se grupi ka gjasa ta refuzojë marrëveshjen, duke ngritur dyshime mbi mundësinë e një zgjidhjeje të shpejtë.

Të fundit