Flash News

Bota

Trump kërcënon me tarifa mallrat e BE-së dhe iPhone-ët

Trump kërcënon me tarifa mallrat e BE-së dhe iPhone-ët

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po shqyrton një tarifë prej 50% për të gjitha mallrat nga Bashkimi Evropian që importohen në Shtetet e Bashkuara, shkruan BBC.

"Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund!", tha ai në një postim në mediat sociale të premten. Ai tha se tarifat e reja hyjnë në fuqi më 1 qershor.

Njoftimi shënon një përshkallëzim të luftës tregtare të Trump me BE-në. Ai fillimisht propozoi një tarifë prej 20% për shumicën e mallrave të BE-së, por e përgjysmoi atë në 10% deri më 8 korrik për të lënë kohë për bisedime.

Presidenti gjithashtu kërcënoi të vendoste një taksë importi prej 25% për iPhone-ët që nuk prodhohen në Amerikë.

Të fundit