Flash News

Bota

Trump kritikon sërish Zelenskyn: Ky djalë nuk do paqe, nuk do ta tolerojmë më gjatë

Trump kritikon sërish Zelenskyn: Ky djalë nuk do paqe, nuk do ta

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sulmuar sërish presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke e akuzuar se nuk dëshiron paqe, ndërkohë që SHBA ofron mbështetje për Ukrainën. Sulmi i Trump vjen disa ditë pas një takimi të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë, ku përfundoi në një konfrontim të ashpër, që çoi në largimin e papritur të Zelensky.

Në një postim në Truth Social, Trump theksoi se fundi i luftës me Ukrainën është ende shumë i largët, duke paralajmëruar se SHBA nuk do ta tolerojë më gjatë qëndrimin e Ukrainës. "E kam thënë që në fillim, ky djalë nuk do paqe për sa kohë që ka mbështetje nga Amerika", shkroi Trump, duke kritikuar qëndrimin e Ukrainës ndaj luftës.

Trump gjithashtu iu referua takimit të liderëve të Evropës me Zelensky, duke thënë se ata kanë pranuar se pa mbështetje nga SHBA, nuk mund të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën. "Kjo është deklarata më e keqe që Zelenskyy mund të bëjë, dhe Amerika nuk do ta tolerojë më", shtoi Trump, duke kritikuar publikisht qëndrimin e Zelensky në këtë kontekst.

Të fundit