Flash News

Bota

Trump mesazh iranianëve: Ne i kemi të gjitha kartat në dorë

Trump mesazh iranianëve: Ne i kemi të gjitha kartat në dorë

Donald Trump po mban një qëndrim të ashpër kundër kërkesave dhe mesazheve të dërguara nga Teherani nëpërmjet ndërmjetësve pakistanezë.

Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan përsëriti se ka konflikt brenda udhëheqjes iraniane dhe nëse iranianët duan të flasin, mund të telefonojnë.

“Sapo anulova udhëtimin e përfaqësuesve të mi në Islamabad të Pakistanit për t’u takuar me iranianët. Shumë kohë e humbur duke udhëtuar, shumë punë! Për më tepër, ka një konflikt dhe konfuzion të madh të brendshëm brenda ‘udhëheqjes’ së tyre. Askush nuk e di se kush është në krye, madje as vetë ata. Gjithashtu, ne i kemi të gjitha kartat në dorë, ndërsa ata nuk kanë asnjë! Nëse duan të flasin, ajo çfarë duhet të bëjnë është të telefonojnë!!!”, tha Trump.

 

Të fundit