Flash News

Bota

Trump: Miliarda dollarë janë vjedhur te USAID, ja mediat që janë financuar

Trump: Miliarda dollarë janë vjedhur te USAID, ja mediat që

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish në lidhje me ngrirjen e fondeve të e USAID.

Trump shkruan në rrjetet sociale se shumica e fondeve të kësaj agjencie kanë shkuar për media me lajme te rreme, si pagesa për të krijuar histori pozitive për demokratët.

Ai iu referua medias Politico që sipas tij ka marrë 8 milionë dollarë. 

"Mesa duket, miliarda dollarë janë “vjedhur” te USAID dhe agjencitë e tjera. Shumica e tyre kanë shkuar për mediat me lajme të rreme, si pagesa për të krijuar histori pozitive për demokratët.Media e krahut të majtë Politico sa duket ka marrë 8 milionë dollarë. Po NYT a ka marrë para? Kush tjetër ka marrë? Ky mund të jetë skandali më i madh në histori. Demokratët nuk fshihen dot nga kjo, është shumë e pistë", shkruan Trump. 

Trump: Miliarda dollarë janë vjedhur te USAID, ja mediat që

Të fundit