Flash News

Bota

Trump nuk dorëzohet, nuk anulon udhëtimin për në Milwaukee edhe pas atentatit

 Trump nuk dorëzohet, nuk anulon udhëtimin për në Milwaukee
Ish-presidenti Donald Trump tha në Truth Social se do të shkojë në Milwaukee, Wisconsin, të dielën siç ishte planifikuar pasi fillimisht konsideroi shtyrjen e udhëtimit të tij pas atentatit.

Ja çfarë shkroi Trump në Truth Social:

“Bazuar në ngjarjet e tmerrshme të djeshme, unë do ta shtyja udhëtimin tim në Wisconsin dhe Konventën Kombëtare Republikane, me dy ditë, por sapo vendosa që nuk mund të lejoj që një “qitës” ose vrasës i mundshëm, të detyrojë ndryshimin e orarit, apo ndonjë gjë tjetër. Prandaj, unë do të nisem për në Milwaukee, siç ishte planifikuar, në orën 15:30. SOT. Faleminderit! DJT”

 

 

Të fundit