Flash News

Bota

"Jepi, le të shkojmë në luftë", Trump sulmon Bolton: Një nga njerëzit më budallenj që kam pasur në qeveri

"Jepi, le të shkojmë në luftë", Trump sulmon
Foto Ilustruese/ Presidenti amerikan Donald Trump dhe ish-këshilltari i tij për Sigurinë, John Bolton

Presidenti amerikan ende në detyrë, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj ish-këshilltarit të tij për sigurinë John Bolton. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump shkruan se Bolton ishte një nga njerëzit më budallenj me të cilët kishte punuar.

“Një budalla i vërtetë!”, shkruan Presidenti.

“John Bolton ishte një nga njerëzit më budallenj me të cilët unë kam pasur “kënaqësinë” të punoj në qeveri. Një njeri i shurdhër, vrenjtur dhe i heshtur që nuk bëri asgjë për Sigurinë Kombëtare përveç faktit se thoshte: “Jepi, le të shkojmë në luftë”. Gjithashtu, ai nxori në publik në mënyrë të paligjshme shumë informacione të klasifikuara. Një budalla i vërtetë!”,  shkruan Trump.

Bolton ka qenë Këshilltari i Sigurisë Kombëtare për Trump në vitet 2018-2019, i cili u largua pas përplasjeve të forta me Presidentin për politikën e jashtme. Ai e akuzoi Trump se ishte impulsiv dhe i papërgjegjshëm në marrjen e vendimeve.

Me humbjet e zgjedhjeve Presidenciale kundër Biden, Bolton ka dalë kundër Trump, duke i bërë thirrje stafit të tij republikan që të pranojë humbjen. Pikërisht këto komente të ish-këshilltarit, kanë nxitur Presidentin të shpreh pakënaqësinë e tij me fjalë të ashpra drejtuar ish-nënpunësit të tij.

"Jepi, le të shkojmë në luftë", Trump sulmon

Të fundit