Flash News

Bota

Trump paralajmëron Iranin të pranojë marrëveshjen bërthamore para sulmeve "edhe më brutale"

Trump paralajmëron Iranin të pranojë marrëveshjen

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin të bjerë dakord për një marrëveshje bërthamore "para se të mos mbetet asgjë", duke sugjeruar se sulmet e mëvonshme izraelite ndaj vendit do të jenë "edhe më brutale".

Në një postim në Truth Social herët të premten në mëngjes, Trump shkroi se udhëheqësit iranianë "nuk e dinin se çfarë do të ndodhte. Ata janë të gjithë të VDEKUR tani dhe vetëm do të përkeqësohet!"

"Tashmë ka pasur vdekje dhe shkatërrime të mëdha, por ka ende kohë për t'i dhënë fund kësaj masakre, me sulmet e ardhshme të planifikuara tashmë që janë edhe më brutale,", shkroi Trump. "Irani duhet të bëjë një marrëveshje, para se të mos mbetet asgjë, dhe të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Iraniane."

Negociatat për një marrëveshje të re bërthamore me Iranin u intensifikuan në javët e fundit, por këmbëngulja e Teheranit për të drejtën e tij për të pasuruar uranium ishte një pikë e madhe ngërçi, shkruan CNN

 

 

Të fundit