Flash News

Bota

Trump planifikon një samit të liderëve botërorë mbi Gazën gjatë vizitës së tij në Egjipt

Trump planifikon një samit të liderëve botërorë mbi
Presidenti i SHBA, Donald Trump planifikon të mbajë një samit të liderëve botërorë mbi Gazën gjatë vizitës së tij në Egjipt javën e ardhshme, thanë katër burime për Axios.

Presidenti amerikan do të mbërrijë në Izrael të hënën dhe do të mbajë një fjalim para Knessetit, parlamentit të Izraelit, përpara se të udhëtojë për në Egjipt.

Ai do të marrë pjesë më pas në një ceremoni nënshkrimi me garantuesit e tjerë të marrëveshjes së Gazës - Egjiptin, Katarin dhe Turqinë.

Burimet i thanë Axios se samiti ka të ngjarë të zhvillohet në Sharm el-Sheikh - ku u zhvilluan bisedimet mbi marrëveshjen - të martën në mëngjes, por mund të shtyhet për të hënën.

Të fundit