Flash News

Bota

Trump premton shkarkimin e prokurorit Jack Smith nëse fiton zgjedhjet: Do ta bëja brenda dy sekondave

Trump premton shkarkimin e prokurorit Jack Smith nëse fiton zgjedhjet: Do

Donald Trump ka deklaruar se, nëse fiton zgjedhjet e ardhshme, do të shkarkojë menjëherë prokurorin federal që po heton përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Gjatë një interviste, kur u pyet nëse do të falte veten ose do të shkarkonte këshilltarin special, Jack Smith, Trump u shpreh: "Është aq e thjeshtë saqë do ta shkarkoja brenda dy sekondave."

“Unë nuk mendoj se do të kishte ndonjë reagim negativ nëse unë shkarkoja Jack Smith,” shtoi ish-presidenti republikan.

Jack Smith, prokurori i ngarkuar për të udhëhequr hetimin mbi ndërhyrjet në zgjedhje nga ana e Trumpit, ka dorëzuar tashmë prova dhe dëshmi që përfshijnë ish-presidentin në çështjen penale. Sipas dokumenteve të paraqitura, prokurorët pretendojnë se Trump nuk po vepronte gjithmonë në cilësinë e tij zyrtare, por ishte përfshirë në një përpjekje private dhe kriminale për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Kjo dosje është një përpjekje e prokurorëve për të shtyrë përpara çështjen penale ndaj Trumpit, pas vendimit të fundit të Gjykatës së Lartë.

Të fundit