Flash News

Bota

Trump pret Starmer në Shtëpinë e Bardhë, diskutime për Ukrainën dhe një marrëveshje të re për paqen

Trump pret Starmer në Shtëpinë e Bardhë, diskutime për

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin britanik, Keir Starmer, në një takim ku u diskutua mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe një marrëveshje të mundshme për paqen.

Një nga çështjet kyçe të diskutimit ishte marrëveshja për mineralet e Ukrainës, e cila sipas Trump do të përbënte një garanci sigurie për një zgjidhje paqësore të konfliktit me Rusinë.

“Është një nder i madh të kem kryeministrin Starmer në Zyrën Ovale. Kemi pasur një marrëdhënie të jashtëzakonshme dhe kemi biseduar për çështje me rëndësi globale,” tha Trump gjatë konferencës së përbashkët.

Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu se të premten do të takohet me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të firmosur një marrëveshje të rëndësishme. Nga ana tjetër, Starmer i dorëzoi Trump një letër nga Mbreti Charles III, duke e ftuar për një vizitë shtetërore në Britaninë e Madhe.

Gjatë fjalës së tij, Trump nuk nguroi të kritikojë paraardhësin e tij, Joe Biden, për kontributin e SHBA-ve në NATO dhe menaxhimin e krizave globale, duke pretenduar se konflikti mes Hamasit dhe Izraelit nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte ende në pushtet.

Takimi mes dy liderëve vjen në një moment vendimtar për diplomacinë globale, me përpjekjet për paqen në Ukrainë në fokusin e bisedimeve mes SHBA-së, Britanisë dhe aleatëve perëndimorë.

Të fundit