Flash News

Bota

Trump prezantoi kriptomonedhën $TRUMP: Pushton tregun me rritje rekord

Trump prezantoi kriptomonedhën $TRUMP: Pushton tregun me rritje rekord

Më 17 janar 2025, presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, hodhi në treg kriptomonedhën zyrtare $TRUMP, e cila për pak orë dominoi botën e valutave digjitale.


E ndërtuar në rrjetin Solana, monedha pati një rritje të jashtëzakonshme, duke arritur një vlerë tregu prej 14.5 miliardë dollarësh në orët e para të lançimit. Çmimi fillestar prej 0,18 dollarësh u rrit në mënyrë dramatike, duke arritur 7,1 dollarë përpara se të stabilizohej në 21,51 dollarë deri në orën 18:21, një rritje e mahnitshme prej 231.61%, sipas CoinMarketCap.


Trump prezantoi monedhën përmes platformës së tij Truth Social, duke deklaruar: “Meme-ja ime e re zyrtare është KETU! Është koha për të festuar gjithçka që ne mbrojmë: FITORE!”

Nisja e $TRUMP shkaktoi një furi të madhe në tregjet kriptografike. Brenda një ore, vëllimi i tregtimit arriti në gati 1 miliard dollarë. Investitorët e hershëm panë fitime marramendëse, ku një tregtar raportoi një kthim investimi prej 23 milionë dollarësh në vetëm 90 sekonda, pasi kishte blerë 6 milionë monedha TRUMP për 1.1 milionë dollarë.


Kapitalizimi i tregut të monedhës arriti në 7.7 miliardë dollarë brenda dy orëve, duke shënuar një debutim historik në tregun e kriptomonedhave. Rritja e shpejtë e $TRUMP po cilësohet si një fenomen i rrallë në ekonominë digjitale.

Të fundit