Flash News

Bota

Trump prezanton “Kartën e Artë”: Viza e përshpejtuar amerikane për të huajt e pasur

Trump prezanton “Kartën e Artë”: Viza e përshpejtuar

Presidenti Donald Trump ka njoftuar një skemë të re që ofron viza amerikane të përshpejtuara për të huajt që mund të investojnë të paktën 1 milion dollarë.

Programi, i quajtur “Karta e Artë Trump”, u prezantua për herë të parë këtë vit dhe synon të tërheqë individë që mund të sjellin përfitime të konsiderueshme për ekonominë amerikane.

Sipas faqes zyrtare të skemës, Karta e Artë u mundëson aplikantëve një rrugë të drejtpërdrejtë drejt shtetësisë amerikane, me qëndrim në SHBA në kohë rekord. Kompanitë që sponsorizojnë punonjës duhet të paguajnë 2 milion dollarë, ndërsa një version “platini” me përfitime tatimore do të jetë në dispozicion për investime deri në 5 milion dollarë.

Trump e ka promovuar këtë iniciativë në mediat sociale, duke theksuar se skema do të ndihmojë bizneset amerikane të mbajnë talentin e tyre më të vlefshëm, ndërsa SHBA intensifikon masat ndaj imigracionit të paligjshëm dhe rrit tarifat për vizat e punës.

Për më tepër, aplikantët duhet të paguajnë një tarifë përpunimi prej 15,000 dollarësh, e pakthyeshme, para shqyrtimit të aplikimit, ndërsa tarifa shtesë mund të ngarkohen sipas rrethanave të secilit aplikant.

Të fundit