Flash News

Bota

Trump reagon për herë të parë pas ‘bastisjes’ së rezidencës: Abuzim me ligjin, Biden është armik i shtetit

Trump reagon për herë të parë pas ‘bastisjes’

Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump e ka kritikuar 'bastisjen' që FBI bëri në rezidencën e tij në Florida, në deklaratën e tij të parë që nga ajo ngjarje.

Duke iu drejtuar mbështetësve në një tubim të fushatës në Pensilvani, Trump tha se 'bastisja' ishte një “abuzim i tmerrshëm i ligjit” që do të prodhonte “një reagim të tillë që askush nuk e ka parë ndonjëherë”.

Ai gjithashtu u kundërpërgjigj pasardhësit të tij, Joe Biden, i cili në një fjalim këtë javë i përshkroi Trump dhe mbështetësit e tij Make America Great Again (MAGA) si "ekstremistë" që kërcënojnë "vetë themelet e republikës sonë".

Trump e kritikoi fjalimin e Biden si “fjalimin më të egër, më të urryer dhe përçarës të mbajtur ndonjëherë nga një president amerikan”.

“Ai është armik i shtetit. Ju dëshironi të dini të vërtetën. Armiku i shtetit është ai”, tha ish-presidenti.

Burimi: Al Jazzera 

 

Të fundit