Flash News

Bota

Trump reagon për tërheqjen e Matt Gaetz: Ai po bënte një punë shumë të mirë

Trump reagon për tërheqjen e Matt Gaetz:  Ai po bënte një

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka reaguar pas vendimit të Matt Gaetz për tërheqjen nga kandidimi për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Përmes një postimi në rrjetin Truth Social, Trump shprehu vlerësimin e tij për përpjekjet e Gaetz dhe mbështetjen për të ardhmen e tij politike.

“Unë i vlerësoj shumë përpjekjet e fundit të Matt Gaetz për të marrë miratimin që të bëhet Prokuror i Përgjithshëm. Ai po bënte një punë shumë të mirë, por, njëkohësisht, nuk donte të ishte problem për administratën, për të cilën ka shumë respekt. Matt ka një të ardhme të shkëlqyer dhe mezi pres t’i shoh të gjitha gjërat e mëdha që ai do t’i bëjë,” shkroi Trump.

Mediat raportojnë se Gaetz kishte informuar paraprakisht Trump për vendimin e tij, pas presioneve të shumta publike dhe shqyrtimit të rreptë mbi emërimin e tij. Gaetz ka qenë nën hetim nga Departamenti i Drejtësisë për tre vjet për akuza që lidhen me trafikimin seksual të një vajze 17-vjeçare. Ai i ka mohuar akuzat dhe nuk është përballur me ndonjë padi penale.

Ky zhvillim vjen pas kritikave të ashpra mbi nominimin e Gaetz, ndërsa opozita dhe publiku kërkuan transparencë dhe përgjegjësi mbi të shkuarën e tij.

Të fundit