Flash News

Bota

Trump sërish kritika Melonit: Nuk kemi të njëjtën marrëdhënie me ata që s’na ndihmojnë

Trump sërish kritika Melonit: Nuk kemi të njëjtën

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka shprehur sërish publikisht kritikat ndaj kryeministres italiane, Giorgia Meloni, teksa tha se nuk ka më të njëjtën marrëdhënie me ata që kanë refuzuar t’i ndihmojnë me Iranin.

“Ne nuk kemi më të njëjtën marrëdhënie”, tha presidenti amerikan për Fox News, një ditë pas komenteve të tij në Corriere della Sera, ku tha se ishte “i tronditur nga mungesa e guximit të kryeministres italiane” për Iranin.

“Ishte negative. Kushdo që na refuzoi ndihmën në këtë situatë iraniane, ne nuk kemi të njëjtën marrëdhënie”, shtoi presidenti i SHBA.

Po ashtu, Trump e quajti planin e supozuar evropian për të rihapur Ngushticën e Hormuzit pa përfshirjen e SHBA-së, të zbuluar për herë të parë nga Ëall Street Journal, shumë të trishtueshëm.

“Ngushtica e Hormuzit tashmë po rihapet, ka anije që hyjnë e dalin. Por si mund të qëndrosh me një grup vendesh me këtë qëndrim? Shikoni Groenlandën: na duhej për të mbrojtur botën nga Rusia dhe Kina”, tha Trump.

Kujtojmë që Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministri britanik, Keir Starmer do të kryesojnë një konferencë në Paris të premten me vendet “jo luftëtare” për të gjetur një zgjidhje për lirinë e lundrimit në Hormuz.

Të fundit