Flash News

Bota

Trump sfidon BE-në dhe synon Grenlandën: Unë mendoj se do të ndodhë

Trump sfidon BE-në dhe synon Grenlandën: Unë mendoj se do të

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë një deklaratë tronditëse sot, duke shprehur besimin se Shtetet e Bashkuara do të aneksojnë Grenlandën. Gjatë një takimi në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Trump u shpreh: “Unë mendoj se do të ndodhë”.


Por deklaratat e tij nuk u ndalën këtu. Trump nisi një sulm të ashpër kundër Bashkimit Evropian, të cilin e cilësoi si “një nga autoritetet tatimore dhe tarifore më armiqësore dhe abuzive në botë”.


Në një reagim të publikuar në platformën e tij të mediave sociale “Truth”, ai kërcënoi me vendosjen e tarifave 200% për “të gjitha verërat, shampanjat dhe pijet alkoolike nga Franca dhe vendet e tjera të përfaqësuara nga BE”. Duke e thelluar retorikën e tij të ashpër, Trump deklaroi: “E gjithë bota po na vjedh” dhe siguroi se nuk ka ndërmend të “përkulet” nga detyra.


Nga ana tjetër, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar me tone më të buta, duke deklaruar se BE-ja është e hapur për negociata.


Situata mbetet e tensionuar dhe pritet të zhvillohet më tej me reagime nga palët e përfshira.

Të fundit