Flash News

Bota

Trump: Shpresoj për një marrëveshje me Iranin, por SHBA ka mjetet më të fuqishme ushtarake

Trump: Shpresoj për një marrëveshje me Iranin, por SHBA ka mjetet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi sot se shpreson të arrihet një marrëveshje me Iranin, vetëm pak orë pasi udhëheqësi suprem iranian, ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi se çdo sulm amerikan ndaj Republikës Islamike do të shkaktonte “një luftë rajonale”.

“Shpresoj të arrijmë një marrëveshje”, u shpreh Trump para gazetarëve në Florida. Duke komentuar deklaratat e Khameneit, presidenti amerikan shtoi: “Nëse nuk kemi marrëveshje, do të shohim nëse ai ka të drejtë apo jo”.

Trump theksoi gjithashtu praninë ushtarake amerikane në rajon, duke nënvizuar se SHBA disponon “anijet më të mëdha dhe më të fuqishme në botë”.

Ditët e fundit, presidenti amerikan ka dërguar mesazhe kontradiktore lidhur me Iranin, duke alternuar kërcënimet për veprime ushtarake me deklarata që favorizojnë rikthimin në tryezën e bisedimeve me Teheranin.

Të fundit