Flash News

Bota

Trump: Putin nuk do të sulmojë Ukrainën për një javë për shkak të të ftohtit

Trump: Putin nuk do të sulmojë Ukrainën për një

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se presidneti rus Vladimir Putin ka rënë dakord të mos sulmojë kryeqytetin e Ukrainës, Kievin, dhe pjesë të tjera të vendit për një javë për shkak të motit "jashtëzakonisht të ftohtë", shkruan BBC

Rusia nuk ka konfirmuar një marrëveshje, por Volodymyr Zelensky e mirëpriti këtë veprim.

Ndërsa Trump nuk specifikoi se kur do të fillonte pauza, gjatë natës së të premtes alarmet për sulme ajrore u dhanë vetëm në katër rajone ukrainase që janë afër vijës së frontit.

Temperaturat në Kiev pritej të binin nga e enjtja dhe të arrinin -24°C (-11°F) gjatë ditëve të ardhshme. Në javët e fundit, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, siç ka bërë gjatë periudhave të ftohta që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në vitin 2022.

Duke folur në një takim të kabinetit të transmetuar në televizion në Uashington DC të enjten, presidenti amerikan tha: "Unë personalisht i kërkova Presidentit Putin të mos qëllonte në Kiev dhe qytete të ndryshme për një javë, dhe ai pranoi ta bënte këtë."

"Ishte shumë bukur. Shumë njerëz thanë: 'Mos e humb telefonatën, nuk do ta marrësh atë.' Dhe ai [Putin] e bëri," shtoi Trump.

Të fundit