Flash News

Bota

Trump urdhëron ndërtimin e Kupolës së Hekurt

Trump urdhëron ndërtimin e Kupolës së Hekurt

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka urdhëruar ndërtimin e një mburoje të ngjashme me Kupolën e Hekurt në SHBA, pasi sipas tij është prioritet për vendin.

Gjatë një darkë republikane në Florida, Trump konfirmoi se nënshkroi një urdhër ekzekutiv në lidhje me Kupolën e Hekurt në aeroplan, shkruan yahoonews.

“Ai është ajo që na nevojitet për të filluar menjëherë ndërtimin e një mburoje të mbrojtjes raketore të teknologjisë së fundit Iron Dome, e cila do të jetë në gjendje të mbrojë amerikanët”, përfundoi presidenti amerikan.


Presidenti shtoi se amerikanët “mbrojnë vendet e tjera, por jo veten”.

Trump gjithashtu përmendi se presidenti Ronald Reagan ishte i interesuar për sistemin gjatë Luftës së Ftohtë, por amerikanët “nuk e kishin teknologjinë”.

“Dhe tani ne kemi teknologji fenomenale. Ju e shihni këtë me Izraelin”, vazhdoi Trump.

 

Të fundit