Flash News

Bota

Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinën e së majtës radikale

Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithëve, përfshirë

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka përcjellë urimin e tij për Krishtlindjen.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump ka ironizuar në urimin e tij forcën e majtë duke e konsideruar një “fundërrinë që po bën gjithçka që është e mundur për të shkatërruar vendin tonë.

"Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë edhe fundërrinën e së majtës radikale që po bën gjithçka që është e mundur për të shkatërruar vendin tonë, por po dështon keq. Nuk kemi më kufij të hapur, burra në sportet e grave, transgjinorë për të gjithë, apo zbatim të dobët të ligjit.

Ajo që kemi është një treg aksionesh rekord dhe 401K, shifrat më të ulëta të krimit në dekada, asnjë inflacion, dhe dje, një PBB prej 4.3, dy pikë më mirë se sa pritej. Tarifat na kanë dhënë triliona dollarë në rritje dhe prosperitet, dhe sigurinë kombëtare më të fortë që kemi pasur ndonjëherë. Ne jemi të respektuar përsëri, ndoshta si kurrë më parë. Zoti e bekoftë Amerikën!!!", shkruan Trump.

Të fundit