Flash News

Bota

Trump vendos më shumë tarifa për çipat kompjuterikë dhe produktet farmaceutike

Trump vendos më shumë tarifa për çipat kompjuterikë

Donald Trump nuk ka mbaruar me tarifat, duke u ndalur te çipat kompjuteri dhe produktet farmaceutike. 

Ndërsa Trump ndaloi shumicën e rritjes së tij më të madhe të tarifave javën e kaluar për 90 ditë - përveç importeve nga Kina - ai tha se ende planifikon tarifa për ilaçet farmaceutike, lëndë druri, bakër dhe çipa kompjuterikë, shkruan Sky News. 

I pyetur në lidhje me planet e tij për më shumë tarifa për produktet farmaceutike, Trump tha : "Po, ne do ta bëjmë këtë".

Dhe kjo do të jetë në "të ardhmen jo shumë të largët", shtoi ai.

“Po e bëjmë sepse duam të prodhojmë vetë produktet tona”.

Më shumë se 70% e materialeve të përdorura për prodhimin e ilaçeve të prodhuara në SHBA prodhohen jashtë vendit, me Indinë, BE-në dhe Kinën furnizuesit kryesorë.

Ndërkohë, SHBA-të prodhojnë rreth 20% të të gjitha produkteve farmaceutike të prodhuara në mbarë botën, por konsumojnë 45%, që është shumë më tepër se çdo vend tjetër.

Të fundit