Flash News

Bota

Trump zgjat armëpushimin me Iranin deri në përfundimin e negociatave

Trump zgjat armëpushimin me Iranin deri në përfundimin e

Presidenti Donald Trump thotë se SHBA do të zgjasë armëpushimin me Iran, me kërkesë të Pakistanit, dhe do të vazhdojë bllokadën e porteve iraniane.

Sipas Trump, arsyeja është përçarja e qeverisë iraniane. Presidenti amerikan shprehet se armëpushimi do të zgjasë deri në përfundimin e diskutimeve.

“Bazuar në faktin se Qeveria e Iranit është seriozisht e përçarë, gjë jo e papritur, dhe me kërkesë të Field Marshal Asim Munir dhe Kryeministrit Shehbaz Sharif të Pakistanit, na është kërkuar të pezullojmë sulmin ndaj vendit të Iranit deri në momentin që udhëheqësit dhe përfaqësuesit e tyre të paraqesin një propozim të unifikuar.

Prandaj, kam urdhëruar ushtrinë tonë që të vazhdojë bllokadën dhe, në çdo aspekt tjetër, të mbetet e gatshme dhe e aftë, dhe rrjedhimisht do të zgjas armëpushimin deri në momentin që propozimi i tyre të paraqitet dhe diskutimet të përfundojnë, në një mënyrë ose në një tjetër”, ka deklaruar Trump.

 

Të fundit