Flash News

E-TJERA

Hetimet ndaj Veliajt, Dumani: Janë në fazë paraprake, kontrollet u bënë për të gjetur prova

Hetimet ndaj Veliajt, Dumani: Janë në fazë paraprake, kontrollet

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zhvilluar sot një konferencë me gazetarët.

Dumani është pyetur lidhur me hetimet për ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Dumani u shpreh se çështja është në fazën e hetimit paraprak.

“Çështja është në fazën e hetimit paraprak. Kontrollet që janë bërë janë mjet për gjetjen e provës”, tha ai.

I pyetur për aplikacionin Sky Eç dhe Enchrochat, për përdorimin e tyre nga politikanët, Dumani përmendi se Jurgis Çyrbjan, ish-deputeti socialist që tashmë ndodhet në qeli.

“Nuk është e vërtetë, një ish deputet Jurgis Çyrbja është në qeli. Ne nuk kemi të gjithë databasat e aplikacionit Sky ec. Nga ato informacione që kanë ardhur, ka rezultuar ajo lidhje që është bërë publike. SPAK është i vendosur për përmbajtjen e Sky, kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi pretendimet e një personi që është marrë i pandehur( Pëllumb Gjoka, dosja Metamorfoza). Ne jemi të lirë të ushtrojmë ndjekje penale. SPAK është një nga kontribuesit më të mëdhenj me institucionet e tjera ligjzbatuese, sa i përket këtij aplikacioni. Kur kemi patur prova, apo nëse do kemi do godasin çdo nivel politikani. SPAK ushtron ndjekjen penale për këdo”, tha Dumani.

Të fundit