Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Trupat e Gardës nën shqyrtim nga FBI-ja, mes frikës nga sulme të brendshme

Pjesëmarrësit në një provë për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden u evakuuan të hënën nga krahu Perëndimor i Kapitolit me urdhër të zyrtarëve të sigurisë pas një zjarri që përfshiu një kamp të pastrehësh. Lajmi u njoftua nga zyrtarë në dijeni mbi çështjen.
Personat që morën pjesë në prova mes tyre dhe banda e ushtrisë, u detyruan të futen brenda kompleksit të Kapitolit.
Pjesëmarrësit thanë se zyrtarët e sigurisë ndërsa i orientonin të futeshin në ndërtesë, bërtisnin: "kjo nuk është një stërvitje".
Katër zyrtarë të zbatimit të ligjit i thanë agjencisë së lajmeve “Associated Press” se bëhej fjalë për një zjarr që kishte shpërthyer disa blloqe më tej dhe se pjesëmarrësit në prova ishin evakuuar për arsye sigurie.
Godina e Kongresit amerikan si dhe zona përreth tij janë bllokuar që pas sulmit të dhunshëm të 6 janarit.
Ndërkohë zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thonë se janë të shqetësuar për një sulm të brendshëm apo kërcënime të tjera që mund të vijnë nga vetë punonjësit e shërbimit ushtarak, të përfshirë në garantimin e sigurisë gjatë inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden. Shqetësime këto që kanë bërë që FBI-ja të kryejë një proces shqyrtimi të të 25,000 trupave të Gardës Kombëtare që do të dislokohen në Uashington me rastin e inaugurimit.
Kjo sipërmarrje masive reflekton shqetësimet e jashtëzakonshme mbi sigurinë që kanë mbërthyer Uashingtonin pas sulmit të dhunshëm të 6 janarit në Kapitol nga protestues pro presidentit Trump. Ajo nënvizon frikën se disa nga vetë njerëzit e caktuar për të mbrojtur qytetin gjatë ditëve të ardhshme mund të paraqesin një kërcënim për presidentin e ardhshëm dhe personalitet e tjera të pranishëm.
Sekretari për Ushtrinë Ryan McCarthy i tha “Associated Press” të dielën se zyrtarët janë të vetëdijshëm për kërcënimin e mundshëm dhe ai paralajmëroi komandantët e ushtrisë që të mbajnë nën vëzhgim situatën për identifikimin e çdo problemi brenda radhëve të tyre, ndërsa inaugurimi afrohet. Megjithatë deri më tani zoti McCarthy dhe udhëheqësit e tjerë ushtarakë thonë se nuk kanë gjetur ndonjë provë për ndonjë kërcënim dhe se procesi i shqyrtimit nuk ka dhënë ndonjë sinjal në këtë drejtim.
"Ne po vazhdojmë me procesin dhe po i shqyrtojmë për herë të dytë e të tretë, secilin prej personave të caktuar në këtë operacion", tha zoti McCarthy në një intervistë pasi ai dhe udhëheqësit e tjerë ushtarakë kryen një stërvitje të plotë, tre-orëshe mbi sigurisë në përgatitje për inaugurimin e së mërkurës. Ai tha se anëtarët e Gardës po trajnohen gjithashtu se si të identifikojnë kërcënimet e mundshme të brendshme.
Rreth 25,000 anëtarë të Gardës Kombëtare do të dislokohen këtë herë në Uashington ose rreth dy herë e gjysmë më shumë se numri i trupave të dislokuar në inaugurimet e mëparshme. Ndërsa ushtria rishikon rregullisht anëtarët e shërbimit për lidhje me ekstremistët, shqyrtimi nga ana e FBI-se është një proces shtesë mbi çdo shqyrtim të kryer më parë.
Zyrtarë të shumtë thonë se procesi nisi kur trupat e para të Gardës filluan të dislokohen në Uashington, më shumë se një javë më parë. Sipas tyre shqyrtimi është planifikuar të përfundojë deri të mërkurën. Disa zyrtarë diskutuan rreth çështjeve të lidhuara me planifikimin ushtarak në kushte anonimiteti.
“Pyetja që ngrihet është: a janë të gjithë? A ka të tjerë? ”, thotë zoti McCarthy. "Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë dhe duhet të vendosim në funksion të gjithë mekanizmat për të kontrolluar plotësisht këta burra e gra, që do të mbështesin një operacion si ky".
Në një situatë si kjo, shqyrtimi i FBI-së do të përfshinte kontrollimin e emrave të njerëzve përmes bazës së të dhënave dhe listave të mbikëqyrjes në dispozicion të byrosë, për të parë nëse rezulton diçka alarmante. Kjo mund të përfshinte hetime paraprake ose shqetësime të lidhura me terrorizmin, thotë David Gomez, një ish-ekspert për çështje të sigurisë kombëtare në FBI me bazë në Siatëll.
Kërcënimet e brendshme kanë qenë një përparësi e vazhdueshme e strukturave të zbatimit të ligjit pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Por në shumicën e rasteve mendohet se kërcënimet vijnë nga persona të radikalizuar nga al-Kaida brenda SHBA-së, grupi i Shtetit Islamik ose grupe të ngjashme. Në ndryshim këtë herë, kërcënimet kundër inaugurimit të zotit Biden janë nxitur nga mbështetës të Presidentit Donald Trump, militantë të ekstremit të djathtë, supremacistë të bardhë dhe grupe të tjera radikale. Shumë besojnë akuzat e pabazuara në fakte të zotit Trump, se zgjedhjet u vodhën, një pretendim ky që është hedhur poshtë nga shumë gjykata, Departamenti i Drejtësisë si dhe zyrtarë republikanë në shtetet kyçe të fushë-betejës.
Sulmi i dhunshëm në Kapitol nisi pasi Presidenti Trump bëri disa komente nxitëse në tubimin e 6 janarit. Sipas zotit McCarthy, në tubim merrnin pjesë anëtarë të shërbimit aktiv të ushtrisë, por nuk është i qartë numri i tyre ose se kush morri pjesë në futjen me dhunë në Kapitol. Deri më tani vetëm disa anëtarë të shërbimit aktiv ose të Gardës Kombëtare janë arrestuar në lidhje me sulmin në Kapitol, i cili la pas pesë të vdekur, mes tyre një oficer të Policisë së Kapitolit dhe një grua që u qëllua nga policia ndërsa përpiqej të hynte brenda Dhomës së Përfaqësuesve.
Gjenerali Daniel R. Hokanson, shefi i Byrosë së Gardës Kombëtare, ka zhvilluar takime me trupat e Gardës ndërsa ata po dislokohen në Uashington. Ai tha se beson se po zhvillohen procedurat e duhura për të identifikuar kërcënimet e mundshme.
"Nëse ka ndonjë tregues se ndonjë nga ushtarët ose pilotët tanë po shprehin pikëpamje ekstremiste, ata ose i dorëzohet strukturave të zbatimit të ligjit ose çështja merret në shqyrtim menjëherë nga zinxhiri i komandës", tha ai. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38