Flash News

Bota

Truss si Johnson, nis angazhimin për të mbështetur Ukrainën. Ç’pritet nga vizita e saj në SHBA

Truss si Johnson, nis angazhimin për të mbështetur Ukrainën.

Axhenda e zhvillimeve politike në Britani ka rinisur pas përfundimit të ceremonisë mortore për mbretëreshën Elizabeth ll. Kryeministrja Liz Truss do të angazhohet për mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës.

Truss do të zotohet për ndihmë ushtarake me vlerë miliarda euro, të cilëm do ta bëjë me dije gjatë një takimi që do të zhvillohet këtë janë me liderët botërorë në Nju Jork.

Ajo do të mbajë një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për mbështetjen ndaj Ukrainës.

Vizita në SHBA vjen në një kohë të trazirave ekonomike globale të nxitura nga rritja e çmimeve të energjisë dhe lufta në Ukrainë.

Mbretëria e Bashkuar ka qenë një nga donatorët kryesorë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke dhënë 2.3 miliardë paund që kur forcat e presidentit rus Vladimir Putin pushtuan vendin në shkurt.

Axhenda e saj e ngjeshur do të përfshijë një sërë takimesh me liderët botërorë, duke përfshirë presidentin e SHBA Joe Biden dhe atë francez Emmanuel Macron. Ky do të jetë fjalimi i parë i saj si kryeministre në skenën ndërkombëtare.

Mbështetja e Ukrainës ishte një plan kyç i politikave të qeverisë së mëparshme të Mbretërisë së Bashkuar të udhëhequr nga paraardhësi i Truss, Boris Johnson.

Në një vizitë në Ukrainë muajin e kaluar, Johnson tha se Perëndimi duhet të durojë rritjen e faturave të energjisë për të ndihmuar vendin të dëbojë Rusinë.

Burimi: BBC

Të fundit