Flash News

Bota

Turbulencat e tregut në Britani, jep dorëheqjen ministri i Financave

Turbulencat e tregut në Britani, jep dorëheqjen ministri i Financave

Siç kemi raportuar, Kwasi Kwarteng nuk është më kancelari i Mbretërisë së Bashkuar. Ministri britanik i Financave, Kwasi Kwarteng ka dhënë dorëheqjen, vetëm disa javë, pasi mori detyrën.

BBC shkruan se një aleat kyç i Liz Truss, tashmë është jashtë ekipit kryesor të kryeministres së re britanike.

Kwarteng është ministri i dytë më “jetëshkurtër” në MB. I pari ishte, Iain Macleod, i cili ndërroi jetë nga një atak në zemër 30 ditë pasi mori detyrën në vitin 1970.

Dyshohet se dorëheqja vjen pas përplasjeve me Truss për një projektligj që lidhet me buxhetin. Truss paraqiti një mini-buxhet më 23 shtator, i cili premtonte 45 miliardë £ ulje taksash, të financuara nga huamarrja, e cila u pasua nga turbulencat e tregut dhe një ndërhyrje nga Banka e Anglisë.

Të fundit